-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Liderët shtetërorë urojnë qytetarët për Vitin e Ri

Liderët e vendit kanë uruar sot qytetarët për Vitin e Ri, duke uruar shëndet e mbarësi për të gjithë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca uroi qytetarët për shëndet e mbarësi në 2020, duke shpresuar që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri! Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin​. Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona. Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Konjufca.

Edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një videoje ka uruar qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, me rastin e Vitit të Ri.

Në urimin e tij, Haradinaj ka thënë se viti 2019 ka qenë një vit jo i lehtë, për të gjithë, përfshirë edhe vetë Haradinajn.

“Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë, ramë në ato sfida që na testuan. Edhe dorëheqja, edhe shkuarja në zgjedhje ishin test për Kosovën, test për demokracinë, test për ne – por e kaluam me sukses”.

“Sot mund të themi se kemi pavarësi energjetike, sot mund të themi se Trepça e resurset janë të Kosovës. Sot mund të themi se jemi më të fortë në siguri, rend dhe ligj. Sot mund të jemi me plot punë të kryera në Kosovë. Qytetari ynë, i punësuari por pse jo edhe sipërmarrësi ndjehet më me vetëbesim”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Megjithatë, ai ka thënë se kemi shumë punë për të bërë, por beson se do t’ia dalin.

“Ju uroj nga zemra një vit të suksesshëm, pra vitin 2020 të jetë viti më i suksesshëm për këdo prej nesh”.

Për fund, duke uruar edhe një herë, Haradinaj nuk ka harruar as ata që do të jenë në punë gjatë ndërrimit të moteve – jo vetëm policët, jo vetëm mjekët, jo vetëm zjarrfikësit, por të gjithë ata që do të na mundësojnë që të kalojmë një ndërrim të moteve në mënyrën më të mirë.

Ndryshe, edhe liderë të partive politike në vend kanë uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke uruar prosperitet e mbarësi në 2020.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img