Në fund të javës se ardhshme kryetarët e pesë partive parlamentare pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët ku do zotoheshin se do të punojnë bashkërisht në gjetjen e një modeli sa me të mirë në mënyre që demarkimi i kufirit me Malin e Zi, të mos jetë më pikë ndarëse në mes të pozitës dhe opozitës. Kjo deklaratë pritet të derivojë nga takimet qe tash e një kohë po zhvillohen mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës të inciuara nga Naim Rashiti dhe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se nënshkrimit të kësaj deklaratë të liderëve pritet t’i paraprijë edhe një takim i ri në mes të përfaqësuesve të partive, i cili do të zhvillohet ditëve në vijim. Gjithnjë sipas këtij burimi, i cili ishte pjesë e këtij takimi të mbrëmshëm palët janë dakorduar qe këtij procesi duhet t’i ipet epilog sa më parë.
“Ideja është që të ndërtojmë një deklaratë dhe nga fundi i javës se ardhshme të nënshkruhet nga kryetarët e partive politike si një zotim i përbashkët se do të punojmë në gjetjen e një modeli ose zgjidhje qe demarkimi i kufirit me Malin e Zi të kthehet në pikën e duhur”, ka thënë ky burim.
Në këtë deklaratë do të përfshihet edhe zotimi se Qeveria e Kosovës nuk do të procedojë në Kuvend versionin aktual të marrëveshjes me Malin e Zi për sa kohë që nuk arrihet një konsensus se si të veprohet përkitazi më këtë çështje.
Raportohet se takimi i mbrëmshëm fillimisht është përshkruar me tensione, por duke e ditur që ndërtimi i një konsensusi është i pa alternativë ka bërë që takimi të jetë konstruktiv dhe është zhvilluar në një atmosferë të mirë.
Në takimin e mbrëmshëm i cili është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit nga PDK kanë marrë pjesë Xhavit Haliti e Ilmi Reçia, LDK është prezantuar nga Arban Abrashi dhe Muharrem Sfarqa. Nga Vetëvendosje kanë marrë pjesë Driton Çaushi dhe Aida Derguti, nga AAK Ardian Gjini e Muharrem Nitaj, ndërsa nga Nisma Jakup Krasniqi dhe Bilall Sherifi.