Tre liderët e opozitës tashmë kanë arritur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë në një takim me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Pas takimit me krerët e shtetit, Chollet pasditen e së mërkurës po zhvillon takim me krerët e opozitës – Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.
Chollet opozitën do ta takojë i shoqëruar nga Emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet paraditen e sotme ishte edhe në Shkup, ku prit në takim edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.