Site icon PrishtinaPress

Liburn Aliu thotë se nga sot nis realizimi i premtimit për banim të përballueshëm për qytetarët

Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se një nga premtimet më të rëndësishme të programit qeverisës ka qenë banimi i përballueshëm.

Ky premtij, sipas tij, ka filluar sot të realizohet.

“Bashkë me drejtorin rajonal të IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, z. Ary Naïm, nënshkruam  marrëveshjen e bashkëpunimit për studimin e fizibilitetit për projektin e banimit të përballueshëm”, ka shkruar ndër të tjera Aliu në Facebook.

Më tutje, ai shkruan se qëllimi është që të adresojnë një nga nevojat më urgjente të qytetarëve, që është banimi i përballueshëm.

Postimi i plotë i Liburn Aliut:

Një nga premtimet e rëndësishme të programit tonë qeverisës ka qenë banimi i përballueshëm.

Ky premtim ka filluar sot të realizohet. Bashkë me drejtorin rajonal të IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, z. Ary Naïm, nënshkruam  marrëveshjen e bashkëpunimit për studimin e fizibilitetit për projektin e banimit të përballueshëm.

Qëllimi ynë është që të adresojmë një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë, që është banimi i përballueshëm.

Pasja e banesave cilësore me çmime të përballueshme jo vetëm që do të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre, por gjithashtu do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme në Republikën e Kosovës.

Studimi i fizibilitetit është hapi i parë i punës për rritjen e mundësive për banim të përballueshëm për ndërtimin e 4,000 njësive banimi moderne me çmime të përballueshme, të ndërtuara në mënyrë të qëndrueshme, duke kontribuar kështu në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Exit mobile version