1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Liburn Aliu për marrëveshjen në Beograd: Pati kërkesë për linjën Prishtinë-Nish, s’ka efekt pa Durrësin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se marrëveshja e nënshkruar në Beograd ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore.

Ai ka sqaruar se në këtë takim është kërkuar të ndërtohet një linjë nga Prishtina për në Nish, por që ai thotë se ky projekt do të kishte efekt vetëm nëse lidhet edhe me Durrsin.

“Ky vit që jemi nga BE-ja është i shpallur si viti i hekurudhave është mbajtur Samiti që ishte në Beograd, kohë më parë në Lubjanë pastaj në samitin e radhës të kemi edhe në Prishtinë dhe temë diskutimi ishte hekurudhat dhe ajo çka u nënshkruar kanë të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport normal ndërmjet vendeve të Ballkanit”.

“Ajo çka kam ngritur tjetër është çështja e korridoreve të reja, është kërkuar që të bëhet një linjë nga Prishtina në Nish, por kjo do të kishte kuptim nëse do të lidhej me Durrësin, dhe kjo nënkupton që të kemi qarkullim të mallrave”.

Aliu ka marrë pjesë në Samitin Hekurudhor në të cilin së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor.

Më 14 shkurt të vitit 2020, delegacionet nga Kosova dhe Serbia në Mynih janë dakorduar për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img