1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Liburn Aliu konfirmon njohjen me biznesmenin e përfshirë në përgjim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një intervistë në Pressing në T7 ka folur për skandalin e publikuar nag Gazeta Nacionale.

Gazetari Kërquku e pyeti Aliun se a e njihni Halil Jahaj.

“Hali Jahaj e kam taku në Vetëvendosje, ëshët inxhiner i ujrave, kemi diskutu  me të për ujëra”, tha Aliu.

Disa përgjime që ngrisin dyshime serioze mbi një aferë korrupsioni që përfshin edhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu, është publikuar para disa dite.

Në emisionin “Ditari i Buzhalës” në Gazetën Nacionale, sot është trajtuar një rast korrupsioni që dëmton interesin publik dhe ku përmendet dhe emri i ministrit Aliu. 

Bëhet fjalë për kompaninë “Infratek”, ku kishte punuar këshilltari i ministrit Aliut, Florent Ramqaj, e cila është pronë e dajës së tij, Halil Jahaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img