2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Liburn Aliu i kërkon sqarime Aida Dërgutit, thotë se doli kundër VV’së për demarkacionin

Aida Dërgutit e cila dha dorëheqje nga pozita e nënkryetares në Vetëvendosje, po i kërkohet nga kjo parti të sqaroj qëndrimin karshi demarkacionit. Liburn Aliu tha se ajo i doli kundër VV’së kur kërkoi që edhe deklarata e dy presidentëve Thaçi-Vujanoviq të dalë në votim bashkë me Projektligjin e Marrëveshjes për demarkim të kufirit me Malin e Zi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu thotë se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje për demarkacionin nuk ka ndryshuar.

Por, ai kërkon sqarim nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV’së, Aida Dërguti, e cila ka kërkuar që në seancën e Kuvendit të dërgohet demarkacioni me aneks shtesë, marrëveshjen në mes të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

“Unë jam i bindur se edhe brenda deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pavarësisht është krejt e qartë, pavarësisht mos komunikimit që e kemi pasë që kemi për një kohë, në këtë pikë unë jam i bindur që nuk ka ndonjë ndryshim. Edhe pse në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit që ka qenë në emër të Lëvizjes Vetëvendosje nënkryetare e Kuvendit është Aida Dërguti e ka pasë një qëndrim që për mendimin tem është paksa i çuditshëm dhe që nuk përputhet aspak me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka kërku që të vijë versioni me aneksin dhe unë besoj që Aida do të dalë e të sqaroj këtë far pune sepse nuk ka të bëjë fare me qëndrimin e VV’së’, tha Aliu për televizionin Dukagjini.

Por a është ky një paralajmërim se krahu i Dardan Molliqajt në Kuvend do të votojë demarkacionin me Malin e Zi?

“Nuk e di sa është sinjal paralajmërues por me aq sa kemi kuptu na është thënë që zonja Dërguti ka mbajt këtë qëndrim’, theksoi ai.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për demarkacionin do të mbahet nesër, e mërkurë në orën 16:00.

Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img