Sonte në emisionin Pressing në T7, i ftuar është Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Aliu thotë se përgjimet e publikuara nuk tregojnë përfshirjen e këshilltarit të tij në korrupsion.
“Gjemani faktin që e ndërlidh Florent Ramqajn me këtë situatë të cilën folëm. Kjo pjesa tjetër është supozim, ja e ka dajë…”, tha Aliu.
“Pse te Florent Ramqaj. Pse goditet Florent Ramqaj kaq shumë? A e kuptoni se pse goditet Florent Ramqaj kaq shumë. Ja unë ua tregoj arsyet”, tha ai.
“Në të gjitha projektet e mbrapshta që i kemi ndal, duke filluar prej Hanit të Elezit, prej bllokimit të Terminalit te Hani i Elezit, e deri te projektet rend, si këshilltar financiar ka qenë personi më i zellshmi dhe më i përpikti në këtë pikë”, tha Aliu.
“Falë syrit të tij të mprehtë ne kemi arritur me i kuptu do gjëra sot”, shtoi ai.