Site icon PrishtinaPress

Libraria Dukagjini demanton ministren Nagavci: Oferta jonë ka qenë për 4% më e lirë sesa në vitin 2022

Vazhdojnë reagimet ndaj ministrisë së Arsimit lidhur me blerjen e librave shkollorë për nxënësit kosovarë.

Përderisa ministrja Nagavci tha se ofertat kanë qenë shumë të larta dhe njëra prej ideve është që të vazhdohet me rimburësim të prindërve me këta të fundit që duhet t’i blejnë librat, njëri prej ofertuesve ka dalë me një deklarim publik.

Bëhet fjalë për kompaninë Dukagjini, që ka shtuar se oferta e tyre ka qenë për 4 për qind më e lirë sesa vitin e kaluar.

Exit mobile version