Qeveria e Liberisë ka hedhur poshtë raportimet e mediave serbe, se kinse ky shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Liberisë përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se raportimet e Serbisë janë të pavërteta.
Sipas MPJ-së, Liberia ishte njëri ndër vendet e para që njohu sovranitetin e Kosovës më 30 maj 2008, pak ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Në njoftim thuhet se Liberia mbetet e përkushtuar që të ketë komunikim me Kosovën dhe të thelloj marrëdhëniet diplomatike.
“Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besimin e ndërsjellë dhe miqësinë”, thuhet në fund të njoftimit.