Site icon PrishtinaPress

Liberalizimi i vizave pritet të kthehet në agjendën e BE-së gjatë javëve në vijim

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën pritet të kthehet në agjendën e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian në javët në vijim.

Kështu thuhet në një përgjigje të Presidencës Çeke.

“Ende nuk kemi një datë të saktë se kur tema e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rikthehet në agjendën e ambasadorëve, por shpresojmë në javët në vijim”, është thënë nga kjo presidencë për Klankosova.tv.

Presidenca Çeke kishte njoftuar vendet anëtare të BE-së se e kishte hequr nga rendi i ditës së takimit të njohur si ai i “Coreperit” (ambasadorëve), temën e liberalizimit të vizave Kosovën, që pritej të kalonte si formalitet pa diskutim.

Si arsye u raportua të jenë zhvillimet e fundit në Kosovë që u lidhën me çështjen e targave.

Exit mobile version