Komuniteti për mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, biseksualëve, lesbikeve dhe transeksualëve (LGBT) ka reaguar ndaj një videoje të publikuar për zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Bëhet fjalë për spotin e kryeministrit aktual, Aleksandër Vuçiq, i cili ka shpallur kandidaturën për të parin e shtetit. Ai shihet teksa u jep zotime disa personave në një lokal, mirëpo në fund shfaqet në TV një ndeshje ku shihet teksa ai ofendohet: “Vuçiqu, pederu… Vuçiqu pederu..”
Mirëpo, aktivistët e LGBT-së në Beograd kanë kërkuar tërheqjen e kësaj videoje pasi, sipas tyre, aty përdoret retorika homofobike, transmeton Indeksonline.
Shikojeni më poshtë videon:
https://www.youtube.com/watch?v=kGjDZvIs5Ko