Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një shkrim të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për gazetën amerikane New York Times, duke thënë se vet kryeministri e mohon gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.
Mehmetaj ka shkruar se këtë shkrim e publikon për “pro’sorat mediokër” e personat tjerë që e lartësojnë Kurtin.
“Këtu tekstin po e lë për simpatizantët inteligjentë të Vetëvendosjes, meqë po besoj ata dinë anglisht. Për pro’sorat mediokër që i shtrihen për toke në mënyrë që ai të lartësohet mbi kurrizin e tyre të shthurur. Për laraskat e degjeneruara moralisht që i përdorin krejt notat e pentagramit për të prodhuar tinguj nënshtrimi ndaj tij.”-shkruan Mehmetaj.
Postimi pa ndërhyrje:
A ka kufi prostituimi i Albin Kurtit në politikë?
Po e shpërndaj këtu një shkrim që Albin Kurti e paska publikuar në New York Times ku më mënyrë kategorike e mohon se ka pasur gjenocid nga Serbia në Kosovë.
Mohimi i gjenocidit, nga kryeministri – fatkeqësisht – i Kosovës, është veç një nga skandalet e këtij shkrimi, të cilat do t’i shtjelloj gjerësisht në një artikull më vonë, por këtu tekstin po e lë për simpatizantët inteligjentë të Vetëvendosjes, meqë po besoj ata dinë anglisht.
Për pro’sorat mediokër që i shtrihen për toke në mënyrë që ai të lartësohet mbi kurrizin e tyre të shthurur.
Për laraskat e degjeneruara moralisht që i përdorin krejt notat e pentagramit për të prodhuar tinguj nënshtrimi ndaj tij.
Lexim të këndshëm oj lopët e gjalla.