Shumë zyrtarë të partisë në pushtet, duke përfshirë këtu edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë sulmuar Nacionalen dhe Periskopin duke cituar një raportim të një medium jokredibil boshnjak. Të njëjtin, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ua ka nisur për lexim edhe personave të tjerë.
Siç shihet në një fotografi, ai e ka nisur tekstin në një grup në rrjetin social “Whatsapp”, ku u bën thirrje të tjerëve për ta lexuar dhe për ta shpërndarë.
“Përshëndetje miq, është një shkrim i rëndësishëm për t’u lexuar dhe për shpërndarje” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, ministrja Albulena Haxhiu pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, tha se e ka dorëzuar atje edhe “lajmin” për Nacionalen e Periskopin.
“Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm.
Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.
Kam ofruar para prokurorisë edhe këtë lajm, që është publiku në RTK Live se është e rëndësishme të dijmë se kush financohet nga Serbia. Unë po them që nuk është përgjegjësi e imja të them se kush e ka përgatitur hulumtimin, e përditmshja atje kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata, prandaj u përket institucioneve të hetojnë më shumë, të hulumtojmë, e pata për obligim ato t’i foroj që i kam parë si ministre dhe zyrtare e Qeverisë së Kosovës .” – ka thënë Haxhiu.