2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Leximi i librave ka një efekt pozitiv në shëndetin mendor, e konfirmon shkenca

Tashmë kemi shumë arsye të mira për të lexuar librin tonë të preferuar, por një studim i ri tregon se leximi është veçanërisht i dobishëm për shëndetin tonë mendor. Sipas një studimi nga Oxford University Press, “sfida gjuhësore” e leximit dërgon “përforcime” në tru që në fund të fundit rritin shëndetin mendor.

Leximi i klasikëve, si ato të William Shakespeare dhe Charles Dickens, është treguar se lehtëson simptomat e depresionit dhe dhimbjes kronike, sipas The Times. Frazat e pazakonta dhe fjalët e panjohura në veprat e mëdha të letërsisë tërheqin vëmendjen e pandarë të lexuesve, duke nxitur momente vetë-reflektimi dhe duke ndihmuar kështu trurin të kalojë në një shpejtësi më të lartë.

Dr. Paul Byrne shpjegon përfitimet e leximit: “Thënë thjesht, biblioterapia është t’i shohësh librat si terapi. Nuk ka për qëllim të zërë vendin e mjekësisë, por mund ta plotësojë atë”. “Është në thelb një rishpikje e një ideje klasike. Grekët e lashtë përdorën poezinë si terapi dhe mbretëresha Victoria gjeti ngushëllim në veprat e Alfred Lord Tennyson kur burri i saj Princi Albert vdiq,” tha ai për Stylist. “Librat mund t’ju çojnë në një vend tjetër. Ata mund t’ju relaksojnë, edukojnë dhe argëtojnë, ose të gjithë së bashku.”

Një studim i vitit 2013 i botuar në revistën Clinical Psychology & Psychotherapy shqyrtoi 96 pacientë me depresion të lehtë. Ata që iu dha një libër për të lexuar panë një përmirësim të simptomave, krahasuar me ata që nuk morën pjesë në terapinë e librit. Një tjetër studim nga Neë York’s New School for Social Research zbuloi se leximi i romaneve përmirëson diçka të quajtur Teoria e Mendjes, e cila është në thelb aftësia jonë për të kuptuar të tjerët dhe për të kuptuar se ata kanë besime dhe dëshira të ndryshme nga tonat. Por ka gjithashtu prova se të apasionuarit e librave priren të jetojnë më gjatë, sipas një studimi të vitit 2016 nga Shkolla e Shëndetit Publik të Universitetit Yale/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img