2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Lewis Capaldi po i rikthehet muzikës pas një pauze tri vjeçare

Ai ka qenë në mes të një rikthimi epik pas një pushimi tre vjeçar nga skena muzikore.

Dhe Lewis Capaldi i emocionoi fansat të premten pasi njoftoi se më në fund do të publikonte një këngë të re, ndërsa pranoi se ishte ‘nervoz’ për të ndarë me ta këngën e tij të re, shkruan DailyMail.

Gjatë shfaqjes së tij të dytë në “The O2 Arena” të Londrës, këngëtari 25 vjeç, dha premierë këngën e tij më të re “Forget Me”, e cila do të publikohet më 9 shtator.

Lewis shfaqi një klip të këngës së tij që së shpejti do të publikohej në arenë ndërsa ishte live në rrjetin social TikTok për mbi 57,000 fansa.

Kënga e re vjen tri vjet pas publikimit të albumit debutues të tij, “Divinely Uninspired To A Hellish Extent”, i cili kaloi 10 javë në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar.

Vitin e kaluar, artisti skocez i shtyu të gjitha koncertet e tij live për t’u fokusuar në incizimin e këngëve të albumit.

Gjatë koncertit të riplanifikuar, Lewis njoftoi: “Unë thashë në fillim të koncertit se ka kaluar një kohë që nuk kam nxjerrë muzikë të re, një kohë shumë e gjatë, në fakt tri vjet, por fatmirësisht më 9 shtator kjo ndryshon”.

“Javën e ardhshme do të publikoj këngën time të parë nga ky album i radhës. Quhet ‘Forget Me’, kështu që ky është një lajm i mirë. Përveç kësaj, unë do ta interpretoj atë këngë për të gjithë këtu sonte”, tha këngëtari britanik.

“Për herë të parë po u tregoj këngën time 20 mijë njerëzve. Unë jam shumë nervoz. Askush nuk ka dëgjuar diçka nga kjo muzikë përveç jush të gjithëve këtu sonte”, tha Lewis në “The O2 Arena”.

Interpretuesi i hitit “Before You Go” ishte në humor të mirë teksa u ngjit në skenën e kryeqytetit përkrah Natasha Bedingfield.

Pavarësisht shpresave nga fansat se Lewis do të ketë një album të ri udhës, ylli pranoi në korrik se nuk ka ‘muzikë të re’.

Sipas BBC, interpretuesi i hitit “Someone You Loved’ u tha fansave në Latitude Festival: “Kam riprogramuar shumë koncerte vitin e kaluar, sepse kam thënë: ‘Djema, më duhet të përfundoj albumin tim të ri’. Dhe duhej ta bëja, por jam tmerrësisht dembel”.

Me kënaqësinë e duartrokitjeve dhe brohoritjeve të zhurmshme, ai më pas shpjegoi: “Pra, ne do t’ju interpretojmë të gjitha gjërat e vjetra”, më vonë duke shtuar “sepse është gjithçka që kemi”.

Muzikanti i talentuar bëri një performancë emocionale me fuqinë e tij të zërit, i njohur për krijimin e baladave të thella.

Koleksioni i këngëve të Lewisit përfshin hite të njohura si: “Before You Go”, “Grace” dhe “Bruises”.

Kjo vjen pasi artisti pranoi se ishte ‘i tmerruar’ për vazhdimin e albumit të tij të parë debutues.

Vitin e kaluar ai shkroi në Instagram: “Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk kam qenë i frikësuar për të bërë albumin tim të radhës që nga momenti kur përfundova ‘Divinely Uninspired To A Hellish Extent’”.

“Kam shkruar shumë melodi dhe mezi pres që ti t’i dëgjoni”, shtoi ai.

Lewis publikoi albumin “Divinely Inspired To A Hellish Extent” në maj të vitit 2019 – album i cili kaloi 10 javë duke qëndruar i pari në top listën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Kohët e fundit ai e rriti pasurinë e tij në më shumë se 3.3 milionë funte, nga të ardhurat nga albumi i tij debutues, “Divinely Uninspired to a Hellish Extent”.

Pasi publikoi vet këngën e tij të parë “Bruises” në vitin 2017, Capaldi u bë artisti më i shpejtë i pa kontraktuar me ndonjë kompani të madhe muzike, që kaloi shifrën e 25 milionë dëgjimeve në Spotify.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img