Barcelona e ka mundur Valencian me rezultat 3:2 në xhiron e 33-të të La Ligës.
Katalunasit e nisën dhe bitisën mirë lojën, fillimisht me golin e Fermin Lopezit në minutën e 22-të.
Mysafirë përmbysën gjithçka për nëntë minuta, falë golave të Hugo Duros, 27’, dhe Pepelusë nga penaltia, 38’.
Por një karton direkt i kuq i portierit Mamardashvili në minutën e katërt të lojës shtesë në pjesën e dytë, ua prishi punët Lakuriqëve.
E këtë s’e la pa e shfrytëzuar ujku i vjetër, Robert Lewandowski, që shënoi hetrik në pjesën e dytë, 49’, 82’, dhe 90+3’.
Kjo fitore ia shtyn festën Realit që ndodhet në vendin e parë me 84 pikë, 11 më shumë se Barcelona në vendi ne dytë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro.