Site icon PrishtinaPress

Lewa me 22 gola në vitin e parë në Spanjë, në mesin e më të mirëve

Sezoni i parë nuk harrohet kurrë.

Robert Lewandowski ka qenë njëri prej protagonistëve të kampionatit spanjoll, të fituar nga Barcelona.

Sulmuesi polak i realizoi 22 gola dhe e demonstroi se mund të jetë vendimtar tek ekipi i Xavi Hernandezit.

Vetëm katër lojtarë kanë shënuar më shumë gola sesa ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe i Bayern Munichut në vitin e parë në La Liga: Cristiano Ronaldo e kishte mbyllur sezonin debutues me 26, Ruud van Nistelrooy e Diego Forlan me nga 25 dhe Radamel Falcao me 24 gola.

Dhe, përfaqësuesi polak i ka përpara edhe tri ndeshje për të provuar që ta përmirësojë rekordin e tij dhe t’i thyejë rekordet e të tjerëve.

Pra, për momentin veç katër futbollistë e kanë nisur eksperiencën në La Liga sesa Lewandowski.

Exit mobile version