4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Lëvizjet ’emocionale’ të Donikës: Qajti për Ramushin, iku dhe e kritikoi, në fund sërish te ai

Vaji i Donika Kadaj-Bujupi vite më parë, për disa kohë u tha se shkoi kot me kalimin në Lëvizjen Vetëvendosje, por vetë Donika është përkujdesur që ai të kthehet në vend.

Për Donika Kadaj-Bujupin ka një vazhdimësi të ndërrimit të emocioneve, e që mbarojnë me një ‘fund të lumtur’, shkruan gazetametro.net.

Kohë më parë, njeriu që konsiderohej më e afërta me liderin Ramush Haradinaj, Donika, qau kur u dha lajmi se Haradinaj ishte liruar nga Tribunali i Hagës.

Por, vaji i saj u përqesh kur ajo u largua nga AAK dhe kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje. Donika dha material akoma, pasi nisi edhe kritikat ndaj qeverisjes së dikur liderit, e madje edhe kërkoi dorëheqjen e tij.

Mirëpo Kadaj-Bujupi sot ‘përpiu’ të gjitha dhe sërish u rikthye në ‘shtëpinë e vjetër’, e ku Ramush Haradinaj është lider i pakontestueshëm.

Donika u rikthye në partinë e saj të parë. Këtë gjë e bëri të ditur vetë kryeministri Haradinaj, lajm pas të cilit nisën edhe kritikat për lëvizjet e deputetes Kadaj-Bujupi.

Ndryshe, deri tash janë pak deputetë që kanë bërë lëvizje të dyfishtë në partitë e njëjta. Një rast epik që përmendet për këso lëvizjes, ishte vetëm Melihate Tërmkolli./gazetametro.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img