Site icon PrishtinaPress

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon sulmin ndaj mediave, deputeti Muzaqi i quan të shitura

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusarit me ish deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, direkt ka fajësuar mediat në Kosovë me epitetin si të shitura.

Në një postim në Facebook, Muzaqi ka thënë se mediat në Kosovë “energjinë” e marrin nga Fondet Soros dhe Fondet e Rusisë dhe Serbis andaj edhe i ka quajtur si Cikli i Krebsit.

Kjo deklaratë e deputetit të të Lëvizjes Vetëvendosje vjen pas një beteje të gjatë në mes partisë në pushtet dhe mediave, sic është edhe televizioni Klan Kosova, të cilit i kanë mbetur edhe tre ditë deri në përfundimin e afatit për ankesë tek MINT-i, gjë që këta të fundit nuk kanë filluar akoma me shqytrimin e saj.

Më poshtë mund të lexoni deklarimin e tij në rrjetin social Facebook në lidhje me përgjimet e shefës së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiq.

Exit mobile version