1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Lëvizja Vetëvendosje: Të hënën në mëngjes arrijmë marrëveshjen me LDK-në

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë sot certifikimin zyrtar të zgjedhjeve të mbajtura me gjashtë tetor.

Pas këtij certifikimi, nga Lëvizja Vetëvendosje u  theksua se KQZ shpalli subjekt fitues, subjektin e parë me 221.001 vota dhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend për legjislaturën e shtatë.

Duke falënderuar votuesit për besimin e dhënë, Vetëvendosje theksoi e grupi i tyre parlamentar do të jetë më i madhi, me 30 deputetë, 29 prej tyre nga VV dhe 1 nga IRDK, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u theksua se mëngjesi i së hënës  duhet t’i gjejë me një marrëveshje të arritur të koalicioni qeverisës.

Postimi i plotë:

U bë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019. Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektin fitues, subjektin e parë, me 221.001 vota, dhe, grupin më të madh parlamentar në Kuvend në legjislaturën e shtatë.

Falënderojmë të gjithë votuesit për besimin te ne, shprehur në 6 tetor. Mirënjohje edhe për komisionerët e vëzhguesit e angazhuar në këtë proces zgjedhjesh, numërimesh e rinumërimesh që zgjati kaq shumë, po ashtu edhe për aktivistët e vullnetarët që ndihmuan gjatë gjithë fushatës e më pas.

Grupi ynë parlamentar do të jetë më i madhi, me 30 deputetë. 29 prej tyre vijnë nga lista e Lëvizjes, 1 nga IRDK që na u bashkua rishtas.

Në grupin tonë parlamentar do të jenë 10 deputete, të cilat e kanë fituar që të gjitha mandatin e tyre pa ndihmën e kuotave gjinore, dhe kjo është hera e parë që ndodh kësisoj me një grup parlamentar në Kosovë.

Këto zgjedhje janë karakterizuar nga gara e kandidatëve për kryeministra, si kurrë më parë. Këtë garë e ka fituar Albin Kurti. Madje për herë të dytë. Në vitin 2017 Albin Kurti ka marrë 143.621 vota, ndërsa kësaj radhe është votuar nga 183.952 persona, duke u bërë përfaqësuesi politik më i votuar në Kosovë qysh prej kur ka filluar aplikimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Qeveria e ardhshme e LVV dhe e LDK tashmë e ka shumicën e nevojshme në parlamentin e Kosovës. Mëngjesi i të hënës duhet të na gjejë me marrëveshje të koalicionit qeverisës.

Populli i Kosovës po pret që t’ia nisim punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img