12.7 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Lëvizja Vetëvendosje partia më e pasur, me mbi dy milionë euro të hyra gjatë vitit 2023

Sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, pasuri gjatë vitit 2023 ka 1,475,329.19. Aty përfshihen toka, objekte, pajisjet.

Gjithsej të hyra për vitin 2023, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur 2,098,592.49. (Raporti i plotë për LVV’në KËTU)

Tutje sipas raportit të hyrat nga buxheti i Kosovës, Vetëvendosje vjet ka pasur mbi 2 milionë euro.

571 euro i pati të hyra nga anëtarësia, ndërkaq 22.366 nga donacionet dhe kontributet në të holla. Gjithsej në 2023 të hyrat e Vetëvendosjes shkuan në 2 milionë e 98 mijë e 592 euro.

Përveç të hyra kjo parti pati edhe shpenzime. Për paga dhe kompensime VV-ja shpenzoi 767.435.60 euro.

Për shpenzimet e transportit u harxhuan 84.402.37 euro, ndërkaq për reklama dhe konferenca u shpenzuan rreth 139 mijë euro.

Gjithsej shpenzimet e VV-së në 2023 ishin 1 milionë e 381 mijë e 285 euro.

KQZ në njoftimin e bërë për media thotë se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, prandaj, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”.

“Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img