Site icon PrishtinaPress

Lëvizja për festat e fundvitit, radhë të gjata në doganën e Qafë-Thanës

Mbrëmjen e së hënës në pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve.

Dhjetëra shtetas po hynë drejt Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje të cilat shkojnë deri në një orë, transmeton klankosova.tv.

Për të përballuar situatën e krijuar, Policia Shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut po punojnë me orare të zgjatura.

Ndërkohë sipas euronews.al, gjatë gjithë këtyre ditëve po punohet me katër sportele në hyrje dhe dalje.

Exit mobile version