1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lëvizja për Bashkim mbështetë protestën për Ramush Haradinajn

Gjykata në Colmor të Francës vendosi që kohën e marrjes sëvendimit ndaj Ramush Haradinaj, ta zgjas deri më 6 prill 2017.

Andaj, Lëvizja për Bashkim konsideron se tanimë ky proces ka degjeneruar plotësisht dhe se kërkesa për lirimin e tij nuk përbën ndërhyrje të politikës në drejtësi por nxjerrje të drejtësisë nga politika. “Serbia, gjatë tërë jetës së Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të tjerë të luftës çlirimtare në Kosovë mund të prodhojë shpifje të reja dhe t’i mbajë ata në listën e Interpolit, por është kjo organizatë e cila nuk duhet të bie pre e pasojave të politikës së kriminelit Millosheviq”, thuhet në reagimin e LB-së

Lëvizja për Bashkim, për të demonstruar mospajtimin e thellë të saj ndaj këtyre zhvillimeve, shpreh përkrahjen e sapër protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Me këtë rast, LB i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve që të shtunën, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë, të dalin dhe të shprehin mospajtimin e tyre me këto procese të padrejta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img