Site icon PrishtinaPress

Lëvizja Fol thotë se u bën shkelje flagrante në intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së

Lëvizja FOL ka monitoruar sot fazën e intervistimit të kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së

Gjatë monitorimit ata kanë vërejtur jo transparencë, kështu bën të ditur Lëvizja Fol përmes një njoftimi të publikuar në “Facebook”.

Kandidatëtve nuk u janë bërë pyetjet e njëjta gjatë intervistimit, gjë që do të lejonte vlerësim objektiv të të gjithë kandidatëve. Anëtarët aktualë të bordit të RTK-së u janë bërë nënpyetje shtesë, të cilat pyetje sipas vlerësimit tonë ishin pyetje tendencioze. Tutje, kohëzgjatja e intervistave prej 15 minutave për një kandidat ishte e pamjaftueshme duke marrë parasysh peshën dhe kompleksivitetin e pozitës së të qenurit anëtar i bordit të RTK. Po ashtu pikët për kandidatë u dhanë në përfundim të të gjitha intervistave dhe jo pas çdo interviste, siç është praktika në Kuvendin e Kosovës“, thuhet në reagim

Exit mobile version