1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lëvizja BESA: Në takim me Kurtin u diskutua edhe ideja e një kandidati për president të RMV-së

Mbrëmë tre liderët e partive opozitare shqiptare në koalicionin “Lidhja Europiane për Ndryshim”, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë e Veriut Bekim Qoku si dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari patën takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Nga Lëvizja Besa thonë se në takimin në Prishtinë, u diskutua për zhvillimet politike në të dy vendet, për mundësitë e reja të bashkëpunimit që kanë për synim avancimin e pozitës së shqiptarëve në RMV dhe perspektivën e përbashkët europiane.

“Të gjithë liderët e pranishëm, e hodhën edhe idenë e presidentit shqiptar, figurë e cila në radhë të parë duhet të jetë figurë e ngritur intelektuale, figurë që të unifikojë faktorin shqiptar në RMV si dhe do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e vendit tonë”.

“Në këtë takim u hapën edhe shumë tema të tjera të cilat i preokuptojnë qytetatët shqiptarë si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimet e këtij lloji janë tepër të frytshme për të dy shtetet”, thonë nga Lëvizja Besa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img