Këngëtari i njohur, Leutrim Gërvalla ka vite që është bërë pjesë e estradës, ndërsa numëron disa këngë të suksesshme.
Artisti nga Deçani edhe së fundmi ka ardhur me një projekt të ri muzikor që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.
Kënga mban titullin “Keq ka me tu kthy” dhe erdhi e bashkangjitur edhe me videoklip që u realizua nga Time Pictures.
Për tekstin dhe muzikën u kujdes Ilir Berani, orkestrimi nga Florent Boshnjaku, teksa në kitarë është Astrit Stafai.
Kujtojmë që Leutrimi nisi karrierën me pjesëmarrjen në spektaklet e talentëve si “X Factor Albania” dhe “Albanian Star”, ku edhe u vlerësua për vokalin e veçantë.