1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Letrat e banorëve që shkojnë në favor të demarkacionit aktual (Dokument)

Dy letra të nënshkruara nga banorët e brezit kufitar me Malin e Zi dëshmojnë se Bjeshka e Dubovikut në Ishtedim dhe Bjeshka e Zhlepit nga banorët e këtyre anëve janë trajtuar si pjesë e territorit të Malit të Zi.
Vet banorët e fshatrave të Pjesë, Deçanit dhe Pejës, përmes dy peticioneve, kanë kërkuar nga Komuna e Rozhajës dhe nga Kuvendi i Kosovës që atyre t’iu lejohet shfrytëzimi i kullosave, duke thënë se ata kanë për synim vetëm shfrytëzimin pasi që edhe kanë paguar në vazhdimësi taksë në Komunën e Rozhajës.
Në letrën e parë, të datës 1 mars 2009, 77 banorë të fshatrave: Dubovik, Kryshec dhe Rashiq nga Komuna e Deçanit dhe e Pejës bëjnë kërkesë të kryetari i Komunës së Rozhajës, Nusret Kalaq, për shfrytëzimin e Bjeshkës së Dubovikut në Ishtedim.
“Ne banorët e fshatrave Dubovik, Kryshec dhe Rashiq të Komunave Deçan dhe Pejë, kërkojmë nga Komuna e Rozhajës dhe ju personalisht si dhe autoritetet relevante qeveritare të Republikës së Malit të Zi që të na lejoni shfrytëzimin e Bjeshkës së Dubovikut në Ishtedim, Komuna e Rozhajës”, thuhet në letrën e nënshkruar nga 77 kryefamiljarë të këtyre fshatrave.
Ndërkaq, në letrën e dytë, Banorët e komunave Pejë, Deçan dhe Istog më datë 6 qershor 2013, i dërgojnë një kërkesë Nait Hasanit, kryetar i Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillimi Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, ku i kërkojnë që të ngritin këtë çështje në Kuvend dhe nivele qeveritare pasi që kishin hasur në vështirësi në shfrytëzimin e bjeshkës dhe kullosave të Ishtedimit dhe Zhlepit, raporton Indeksonline.
Në letër, tekstualisht thuhet se banorët kërkojnë këtë të drejtë “vetëm për shfrytëzimin e kullosave”, pasi që “ka dëshmi të shumta që banorët e këtyre fshatrave  i kanë blerë dhe i kanë paguar taksë për shfrytëzimin e kullosave në Komunën e Rozhajës”.
“Ne banorët e fshatrave të Komunave: Pejë, Deçan dhe Istog, me anë të kësaj kërkesë kërkojmë nga Komisioni Parlamentar Funksional, që të shfrytëzoj këtë kërkesë në mbledhjet e komisioneve dhe që të ngrini këtë çështje në nivele qeveritare për moslejimin e daljes në bjeshkët përgjatë brezit kufitar me Republikën e Malit të Zi të banorëve të këtyre fshatrave të Pejës, Deçanit dhe Istogut. Kërkesa jonë është na mundësohet lejimi i daljes në bjeshkë, vetëm për shfrytëzimin e kullosave. Arsyetimi për moslejim të daljes tani e sa vite që na është thënë nga institucionet e Malit të Zi është se duhet të ketë marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi apo të Agjencive të Veterinës të dy shteteve. Edhe pse për këto bjeshkë ka dëshmi të shuma që banorët e këtyre fshatrave i kanë blerë dhe kanë paguar taksë për shfrytëzimin e kullosave në komunën e Rozhajës. Kërkesa jonë është urgjente që sa më shpejt të na lejohet të shkojmë në këto bjeshkë, siç janë: Ishtedimi dhe Zhlepi”, thuhet në letrën e nënshkruar nga përfaqësuesit e fshatrave O.Sh, M.B dhe B.G. të cilës i janë bashkëngjitur lista e peticionit të banorëve të fshatrave.
Këto letra flasin për argumente në favor të shënjimit të kufirit me Malin e Zi në formën siç është bërë nga Komisioni Shtetëror. Letrat hedhin poshtë pretendimet e grupit të ekspertëve të cilët pretendojnë se I takojnë Kosovës pikërisht këto pjesë të territorit, për të cilat vet banorët deklarojnë se kanë paguar vazhdimisht taksë në Rozhajë dhe se ato vetëm i kanë shfrytëzuar për kullosa me leje të autoriteteve malazeze./indeksonline/


Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img