Site icon PrishtinaPress

Letra virale, nëntëvjeçari serb, babadimrit: Dëshira ime për Vitin e Ri është të qëndroj në Mitrovicën e Kosovës

”I dashur babagjysh, dëshira ime për Vitin e Ri është të qëndroj në K. Mitrovicë, të gjithëve ua keni përmbushur dëshirat, të njëjtën gjë mund ta bëni edhe për mua. Faleminderit për gjithçka”.

Kështu shkruan një nëntëvjeçar në letrën e tij drejtuar babadimrit, e cila është bërë virale në Twitter.

Kjo për shkak se në gjuhën serbe, ai i kërkonte babadimrit t’ia plotësojë dëshirën e tij të Vitit të Ri, për të qëndruar në Mitrovicën e Kosovës.

Kjo letër u bë publike fillimisht nga një komentatore e pavarur italiane për gjeopolitikën, Ely Monteros, e cila shkruan:

”Kosovë, Letër Babagjyshit nga një fëmijë (9 vjeç) nga Mitrovica e Kosovës”.

Exit mobile version