4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Letra e të burgosurit politik që arriti deri tek Zhak Shirak, ndërmjetës u bë Ismail Kadare

Shumë shqiptarë mbetën në burgjet serbe edhe pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë. Në mënyrë që lirimi i tyre të ndodhte sa më parë, ata shfrytëzonin mjete të ndryshme për t’u liruar nga këto burgje, ku torturat ishin të përditshme nga serbët.

Një formë e cila u përdor nga një të burgosurit ishte edhe adresimi me një letër nga qelia ku po mbahej në drejtim të shkrimitarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

“Ajo letër është shkruar në nëntor të viti 2001, vetëm tre muaj para lirimit tim. Ne shpëtuam për pak, ndërtesa e burgut u dogj nga serbët, për 30 sekonda ndoshta nuk do të mund të shpëtonim, nga aty na dërguan në burgun e Beogradit, në dhomën ku isha unë erdhi edhe i deleguari nga OBK për të zhdukurit e të burgosurit në Ish-Jugosllavi, në folëm aty, u treguam atyre që stafi në Beograd ishte i njejti me ata në Dubravë, aty na thanë që ne nuk mund t’iu dërgojmë në Kosovë, sepse ju jeni shtetas serbë e Serbia ka të drejtë të ju mbaj këtu, kjo ishte një goditje e madhe. Aty më lindi një ide, që duhej të sensibilzohej opnioni ndërkombëtar, e i vetmi person që nuk do të mund të injorohej nga ta, ishte Ismail Kadare, ia shkrova një letër, e dërgova në adresë të motrës, motra ime nga Zvicra e ka dërguar e që ajo letër është botuar tek Korrieri në Shqipëri e në Koha Ditore në Kosovë, në një afat rekord”, ka rrëfyer Besim Zymberi në emisionin “n’Demos”.

Kjo letër arriti deri tek kryetari francez, i cili do të adresonte çështjen e të burgosurve shqiptar në mes të Beogradit.

“Unë atë letër ia dërgova edhe pse mendova që Kadare nuk do të përgjigjej, por përgjigjia e tij ka qenë shumë e shpejt, ai ka dërguar një letër publike Zhak Shirakut, kryetarit të atëhershëm të Francës duke u bazuar në letrën time, duke i përdorur argumentet e mia, ku edhe titulli i letrës ishte se ne jemi hebrenjtë e fundit të kampit hitlerian të Millosheviqit edhe pas rënies së tij, e mendoj se ky titull ishte i qëlluar. Në opionin ndërkombëtar bëri bujë, edhe Natasha Kandiq mu kë ka thënë pas rënies së Millosheviqit, pasi edhe zyrtari i parë ndërkombëtar që ka zbritur në Beograd ka qenë Zhak Shirak, ai pikërisht e ka potencu çështjen e pengjeve, duke qenë i ndikuar në letrën e Kadaresë”, ka përfunduar Zymberi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img