Këshilltarja politike e kryeministrit Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas letrës së dy senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit të shtetit Antony Blinken, duke i kërkuar llogari për diskriminimin që Serbia po ua bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Sinani ka thënë se është historike “meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore”.
“Është historike, meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore.”
Ajo ka falënderuar “pafundësisht Ligën Qytetare Shqiptaro – Amerikane me z. Joseph dhe znj. Shirley DioGuardi, të palodhshmin, z. Faton Bislimi”
“Për angazhimin e pa rezervë për kauzën kombëtare në përgjithësi e në veçanti për senzibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës jemi falënderues pafundësisht ndaj Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane me z. Joseph dhe znj. Shirley DioGuardi, të palodhshmin, z. Faton Bislimi.”