-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Letra e Andin Hotit drejtuar Vuçiqit për hapjen e arkivave – pa përgjigje

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, në fillim të këtij muaji i është drejtuar me një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas marrëveshjes në Bruksel për të pagjeturit.

Ai tha se ka kërkuar arkivat , të gjitha informacionet, përfshirë edhe ato të klasifikuara, për Komandën e Brigadës së Motorizuar të 37-të të Ushtrisë Jugosllave, e cila përveç tjerash ka kryer krime në regjionin e Drenicës.


Por, kjo letër e tij s’ka marrë përgjigje deri më tani. Kryeministri Albin Kurti, sot nga Krusha e Madhe ku shkoi për të përkujtuar veprën e Ukshin Hotit.

“Nga Serbia s’kemi asnjë përgjigje për letrën që e ka dërguar Andin Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia”, tha Kurti.


Kosova dhe Serbia janë pajtuar për tekstin e deklaratës për të pagjeturit. Kryediplomati i BE-së Borrell u pat deklaruar se ky është hapi i parë drejt përmbushjes së zotimeve që të dy vendet kanë dhënë në marrëveshjet e arritura në Ohër dhe Bruksel.

Pas kësaj marrëveshje u prit që të fillojë puna për të pagjeturit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img