2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Letërnjoftimin italian, patentshoferin shqiptar, vet nga Kosova

Policia ka nisur hetimet kundër nje personit për veprat penale si falsifikim dokumentesh, qëndrim ilegal në Gjermani dhe ngarje të makinës pa patentshofer.

Policia gjermane e quan rast të “falsifikimit total” atë që ka prezantuar 37 vjeçari “italian”. Disa dokumente të ndryshme, të gjitha të falsifikuara ishin ato që kosovari ia tregoi policisë në Gmund, shrkuan merkur.de.

Siç ka raportuar inspekcioni policor Bad Wiessee, policët kanë ndaluar të mërkurën më 30 tetor rreth orës 17.000 shoferin e një veture dhe tre shoqëruesuit e tij, transmeton albinfo.ch. Ndalimi ishte bërë në kuadrin e një kontrollimi të përgjithshëm në komunikacion.

Kur ata i kërkuan për t`i kontrolluar dokumentet personit që mbante timonin e makinës, ai u ofroi atyre një letërnjoftimi (dokument identiteti) italian dhe një patentëshoferi të Shqipërisë. Të dy dokumentet rezultuan të falsifikuara, thotë policia, përcjell albinfo.ch. Dhe për më tepër, personi në fjalë nuk ishte as shtetas i Shqipërisë dhe as i Italisë por i Kosovës.

Policia ka nisur hetimet kundër tij për veprat penale si falsifikim dokumentesh, qëndrim ilegal në Gjermani dhe ngarje të makinës pa patentshoferi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img