2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Less: S’është sekret që Londra ka më shumë mirëkuptim për Kosovën

Timothy Less, bashkëpunëtor i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, beson se politika e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës është në përputhje me qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së, por nuk duhet mohuar se ka dallime të caktuara, sepse, thekson ai, “nuk është sekret që Londra zyrtare ka një mirëkuptim për Prishtinën ndoshta më shumë se disa akterë të tjerë perëndimorë”.

Si shembuj të dallimeve të caktuara midis Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera të QUINT-it kur bëhet fjalë për Kosovën, Less citon atë që ai thotë se Londra zyrtare “duket se mbështet veprimet e policisë në veri të Kosovës dhe këmbëngul se Asoociacioni i omunave me shumicë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos jetë një Republika Srpska e re”.

“Këto dallime të vogla në qasje nuk duhet të ekzagjerohen. Mbretëria e Bashkuar ka në thelb të njëjtin interes si SHBA-ja dhe BE-ja kur bëhet fjalë për Kosovën, që është të parandalojë kthimin e destabilitetit që mund të destabilizojë Bosnjë e Hercegovinën dhe rajonin më të gjerë”, thotë Less.

Ai gjithashtu thotë se është në interesin e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe BE-së që të parandalojnë ndikimin më të madh rus.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të arritur një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës përpara se të zbatojë një politikë alternative ndaj të dy palëve,” beson Les.

Duke komentuar faktin se gjatë vizitës së javës së kaluar të të dërguarve të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë në Prishtinë e Beograd nuk ishte i pranishëm emisar i qeverisë britanike për rajonin, Stuart Peach, Less beson se “nuk është dërguar asnjë mesazh i veçantë”.

I pyetur se si i sheh pretendimet se Londra është ndër aleatët më të vendosur të Kosovës, por edhe të vetë kryeministrit Albin Kurti, Less tha: “Nuk jam në dijeni të ndonjë zyrtari qeveritar që t’i japë mbështetje eksplicite Kurtit dhe gjithashtu nuk e pres atë për sa kohë që ai vazhdon të pengojë dialogun”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img