Site icon PrishtinaPress

Leposaviq, raporton në polici se ia bllokuan rrugën dhe e rrahën pesë persona

Një person në Leposaviq ka raportuar se pesë persona të panjohur duke i bllokuar rrugën dhe e kanë sulmuar fizikisht.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pesë persona të panjohur duke i bllokuar rrugën e kanë sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë./PrishtinaPress/

Exit mobile version