Site icon PrishtinaPress

Leotrim Latifin sot në Polici e “dorëzoi” një fotografi e publikuar nga e dashura, dikur për dorëzimin e tij ofroheshin 5 mijë euro

Policia e Kosovës sot ka arrestuar Leotrim Latifin njëri prej të dyshuarve kryesor për grabitjen e të martës në një argjendari në Prizren ku mbetën të plagosur dy pronarët e argjendarisë, babë e bir.

29 vjeçari, Leotrim Latifi nuk e kishte këtë grabitje të parën. Ai ka kryer edhe 19 grabitje të tjera të armatosura. Në vitin 2019, Latifi ishte arrestuar në Mal të Zi dhe ishte ekstraduar për në Kosovë ku dhe do të duhej të përballej me drejtësinë. Por, kishte ndodhë e kundërta. Pasi ai u lirua këtë vit nga paraburgimi, e u bë pjesë e një grabitje tjetër të rrezikshme, e që për pasojë pati edhe dy viktima të plagosur.

Madje dikur për arrestimin e tij Policia e Kosovës, kërkonte informacione të cilat do të paguheshin 5 mijë euro.

Më 11 dhjetor të vitit 2018, Policia e Kosovës përmes një njoftimi kërknte bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e tashmë 29 vjeçarit, Latifi dhe dy personave të tjerë.

Policia e Kosovës ofronte atë kohë shpërblim 5.000 (pesëmijë) euro, për cilin do që jep informacion lidhur me lokalizimin e të dyshuarve për grabitje.

Por sot Policisë nuk iu desh të jap shpërblim për ta gjetur Latifin. Atë në duart e Policisë “e dorëzoi” një postim në Instagram i të dashurës së tij.

Ata po qëndronin në një shtëpi pushimi në Batllavë, kur e dashura e tij postoi në Instagram një “Story” ku u panë tabelat e veturës së të dyshuarit.

Exit mobile version