Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe tashmë numëron fansa të shumtë.
Biondja po ashtu është aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa bën postime të ndryshme.
Meqë jemi në prag të zgjedhjeve, 40-vjeçarja në InstaStory e ka bërë një pyetje me dy opsione. “Unë në politikë?”– ka qenë pyetja e bërë për ndjekësit me dy opsione PO dhe JO. Opsion të saktë, Leonora e ka listuar JO, e cila mbase edhe mund të ketë pasur oferta.