5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Leonora Jakupi me veshje në vlerë mbi 10 mijë euro

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, gjatë vitit që lamë pas nuk ishte edhe aq aktive me projekte e koncerte muzikore.

Megjithatë, bukuroshja nga Drenica mbajti aktiv fansat në rrjetet sociale, derisa nuk ka hezituar të sjellë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ndonëse shquhet për stilin unik dhe i kushton vëmendje mjaft të madhe paraqitjeve të saj, Jakupi u komentua tejet shumë për një nga veshjet e fundit të saj.

https://www.instagram.com/p/B68z5nAjsGu/?utm_source=ig_embed

 

E veshur me një pallto të gjatë e me çantë dore ‘Channel’, biondja dukej në top formë pavarësisht viteve.

Për këtë dukje atraktive, Leonora duket të ketë shpenzuar mbi 10.000 euro, kjo sipas faqes “What They Wearin”.

Palltoja e saj e markës ‘Max mara’ kushton afro 3.700 euro, çanta ‘Channel’ 6.200 euro dhe këpucat e saj mbi 1000 euro.

Ndërkaq, Leonora ditë më parë theksoi se do të martohet sivjet, edhe pse akoma nuk e ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img