Leonora Jakupi është një prej atyre këngëtareve që gjithnjë komentohet për dukjen e saj, pasi që konsiderohet edhe si një nga femrat më me stil shqiptare, shkruan Indeksonline.
Ajo me prejardhje është nga Drenica, ndërsa babai i saj ishte ish-ushtar i UÇK-së, që u vra në luftën e fundit, e për këtë ajo shpesh është shprehur se ndjehet krenare, pavarësisht mungesës që ndjen, shkruan Indeksonline.
Leonora së fundmi përmes disa instastory-v shfaqet me plis në kokë e me çifteli, ndërsa është fotografuar përkrah fotografisë së babait të saj të ndjerë.Fotografi këto të realizuara dy vite më parë.