Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”.
Përballë vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos, ajo ka folur shumëçka rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Në një moment, artistja u pyet nëse i ka vjedhur ndonjëherë këngë Leonora Jakupit, pasi ishte akuzuar në të kaluarën.
Nëna e një vajze u përgjigj se nuk i ka vjedhur kurrë këngë artistes nga Drenica dhe se refreni i këngës “Sa t’kom dasht” ishte i Flori Mumajesit.
Për këtë pati një reagim të menjëhershëm nga Jakupi, e cila po ashtu e akuzoi sërish 36-vjeçaren.
“Edhe hajn edhe rrenc”, u shpreh ajo.
Bukuroshet e njohura të shoubizit duket se nuk ruajnë raporte të mira që nga ajo periudhë.
Të njëjtat as nuk ndiqen në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.