Çifti i ri, aktori Leonardo DiCaprio dhe modelja, Gigi Hadid mund të jenë duke shijuar udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit.
Dyshja u fotografuan të dy veçmas gjatë Javës së Modës në Milano.
DiCaprio e Hadid po vazhdojnë të mbesin në qendër të vëmendjes, teksa së fundmi një burim pranë Entertainment Tonight, konfirmoi se në të njëjtën ditë që supermodelja 27-vjeçare ecte në shfaqjen e modës Pranverë/Verë 2023 të Versaces, 47-vjeçari, DiCaprio ishte në fshat me të.
“Ata po e shohin plotësisht njëri-tjetrin”, shtoi burimi.
Hadid u fotografua e vetme teksa shkonte në festën e organizuar nga shtëpia luksoze italiane e modës, por i dashuri i saj i ri nuk u kap nga paparacët aty pari.
Megjithatë, DiCaprio u fotografua të nesërmen duke darkuar me një grup miqsh meshkuj.
“Leo ishte me miqtë e tij dhe Gigi ishte me miqtë e saj modele dhe të gjithë po rrinin në një tavolinë”, tha një burim tjetër, shkruan Page Six, transmeton, KlanKosova.tv.
Lidhja bëri akoma më shumë bujë, pasi që erdhi si një surprizë për fansat, duke marrë parasysh prirjen e aktorit për të dalë ekskluzivisht me femra nën moshën 25 vjeçare.
Ndërkaq, Hadid më parë ishte në një lidhje afatgjatë me këngëtarin, Zayn Malik, por çifti u ndanë pas shtatë vjetësh, pasi që artisti dyshohet ta ketë goditur nënën e modeles, Yolanda Hadid.