-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Leonard Ademaj: Shpresoj që institucionet të na lejojnë ta zhvarrosim Liridonën dhe nesër ta kthejmë në shtëpinë e saj

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi,  duke kërkuar drejtësi për vrasjen e motrës së tij, ka kërkuar nga institucionet që të dielën t’ua mundësojnë zhvarrosjen e kufomës së saj dhe ta rivarrosin atë në fshatin e saj.

Leonardi, përmes një postimi në Facebook, në emër të familjes ka falënderuar të gjithë ata që i kanë ngushëllua, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që ua kanë dhënë, me rastin e  vrasjes së Liridonës.

“Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur. Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi”, ka shkruar Leonardi.

“Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”.

“Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka shkruar vëllau i Liridonës, Leonardi.

Liridona Ademaj, të premten u varros në fshatin e bashkëshortit të saj, Naim Murselit, në Cërmjan të Gjakovës. Por, pasi Naimi është arrestuar dhe po dyshohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së saj, familja Ademaj, ka kërkuar që kufoma e vajzës së tyre të zhvarroset dhe të varroset në fshatin e tyre në Rracaj të Gjakovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img