Lionel Messi ka luajtur përkrah disa lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, por ka renditur njërin prej tyre si më të mirin.
Messi është ballafaquar shpeshherë gjatë karrierës së tij me disa prej lojtarëve më të talentuar të planetit.
Argjentinasi i cili mori hapat e parë në akademinë famshme të Barcelonës, La Masia, për të bërë debutimin e tij për ekipin e parë përkrah yjeve si Carlos Puyol, Xavi, Deco, Andres Iniesta, Samuel Eto’o dhe Ronaldinho.
Messi së bashku me Neymar dhe Luis Suarez formoi një ndër treshet më ‘vdekjeprurëse’, duke e ndihmuar Barcelonën që të fitojë dhjetë tituj të La Ligas dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve, para se të largohej në drejtim të Paris Saint-Germainit.
Përkundër faktit se ishte i bekuar pasi luajti me disa lojtarë të jashtëzakonshëm, ishte një kundërshtar ai i cili u përzgjodh nga Messi si lojtari më i mirë ndonjëherë që e ka parë duke luajtur.
Ky lojtar nuk ishte rivali i tij Cristiano Ronaldo, por këtë nder Messi ia dha ikonës braziliane Ronaldo Nazario.
“Ronaldo Nazario ishte një fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që kam parë, për mua ai ishte më i miri. Një lojtar i jashtëzakonshëm në çdo aspekt”, ka thënë Messi për TyC Sports.
Fituesi i Kupës së Botës gjithashtu nuk kishte lënë pa përmendur as Ronaldinhon për këshillat që ia kishte dhënë gjatë ditëve të tij të para në Kataloni.
“Ai më ka ndihmuar shumë. Unë erdha në dhomën e zhveshjes si një 16-vjeçar dhe duke i parë këta lojtarë të mëdhenj ishte e vështirë. Ai më mori në kraharorin e tij dhe më bëri të ndihem rehat”, është shprehur Messi.