12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Lëngu i bizeleve si trajtim treditor për pastrimin e mëlçisë

Bizelet janë shumë të pasura në vlera ushqimore dhe kanë pak kalori. Në 100 gramë bizele gjenden 81 kalori.

Ato janë burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6. Janë gjithashtu të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium.

Këto vlera e bëjnë bizelen shumë të dobishme kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave, parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.

Mënyrat e gatimit të bizeles janë zierja ose gatimi në avull, megjithatë të mirat e saj mund të merren edhe nëpërmjet lëngut, që në kombinim me barishte dhe fruta të tjera ofron një dozë të jashtëzakonshme të vitaminave dhe mineraleve.

Nëse e kombinoni lëngun e tyre me spinaq, mollë dhe kastravec ju do të përfitoni lëng detoks për trupin tuaj.

Lëng Bizelesh, Spinaqi, Molle, Kastraveci Për Detoks

Lëngu ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara gjatë ditës, shkruan familajone. Kombinimi i ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimin e mëlçisë dhe hidratimin e trupit.

Përbërësit:

1 grusht bizele

1 filxhan çaj spinaq

1 mollë e gjelbër e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat

1 limon pa lëkurë dhe bërthama

Gjysmë kastraveci

Një majë luge çaji kripë

Me shtrydhëse përzijini të gjitha frutat dhe perimet, duke ja shtuar edhe kripën dhe mund ta konsumoni menjëherë.

Mund ta pini rregullisht për 3 ditë nëse doni pastrim të thellë të organizmit nga toksinat që mund të sjellin edhe sëmundje serioze.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img