1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Lëndohet rëndë një punëtor në Prizren, përfundon në spital

Punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të punës dhe me nivel të ulët të sigurisë, si pasojë e të cilave shkaktohen incidente të shpeshta gjatë punës së tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë rreth orë 19:00, në fshatin Mushnikoll të Prizrenit.

Sinjali mëson se një punëtor e ka lënduar rëndë dorën e majt.

Për shkak të lëndimve që ka pësuar, ai po trajtohet në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia në Prizren, e cila ka njoftuar se incidenti ka ndodh në një fabrikë të stirporit.

“Hetuesit së bashku me Prokurorin ka nis hetimet dhe rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor. Policia ka njoftuar edhe Inspektorët e Punës të cilët kanë dalë tek fabrika dhe e kanë bërë shkimin e vendit të ngjarjes”, konfirmon Policia.

Policia ka njoftuar se nuk ka persona të arrestuar për rastin.

“Pronarët e fabrikës janë intervistuar dhe sipas vendimit të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img