Policia e Kosovës bëri të ditur se është lënduar një person në vendin e punës në Kaçanik.
Sipas policisë, ai ka marrë lëndime në gishtin e dorës.Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një punëtori, kishte pësuar lëndime në gishtin e dorës. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe inspektorati i punës. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime