Site icon PrishtinaPress

Lëndohet Messi, mungon në ndeshjet kualifikuese?

Lionel Messi mund të humbasë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës që Argjentina luan ndaj Uruguait dhe Venezuelas, pasi Barcelona ka konfirmuar se ai ka një problem muskulore.
Testet mjekësore të së hënës zbuluan një problem muskulor në këmbën e majtë të Messit, por ai do të udhëtojë në Argjentinë për tu bashkuar me bashkëlojtarët e tij dhe do t’i nënshtrohet vlerësimeve të mëtejshme.
Messi, i cili është paraqitur për Barcelonën në fitoren 1-0 në Athletic Bilbao të dielën, ka lënë futbollin ndërkombëtar pasi Argjentina humbi finalen e Kupës së Amerikës ndaj Kilit me penallti për herë të dytë në dy vjet, por më pas e ktheu vendimin e tij/

 Messi pritej të luante kundër Uruguait të shtunën dhe gjithashtu në lojën kundër Venezuelës më 6 shtator, por prania e tij do të varet nga zhvillimi i lëndimit.

Trajneri Edgardo Bauza tashmë është pa shokët e Messit, sulmuesin Sergio Aguero dhe Javier Pastoren për ndeshjen e tij të parë në krye të Argjentinës, për shkak të lëndimeve.
Argjentina është e treta në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2018, me kundërshtarët e së premtes, Uruguain, të cilët janë të parët në renditje pas gjashtë ndeshjeve.

Exit mobile version