Sulmuesi kuqezi, Mirlind Daku, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Çekisë.
Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, daku i është nënshtruar testeve mjekësore, ku ka rezultuar me tërheqje në muskujt e kofshës.
“Sulmuesi Mirlind Daku i është nënshtruar testeve mjekësore për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshje dhe analizat treguan se lojtari ka nevojë për disa ditë pushim në mënyrë që më pas të nisë rikuperimin. Duke qenë se nuk mund të rikuperohet në kohë për miqësoren lojtari është lënë i lirë dhe është larguar nga grumbullimi”, thuhet në njoftimin e FShF-së, transmeton Klankosova.tv.
Si shkak i këtij lëndimi të pësuar mbrëmë, Daku nuk do të jetë i gatshëm për miqësoren që Shqipëria do ta luajë kundër Bullgarisë të martën nga ora 18:00.
Kujtojmë se mbrëmë, Daku ishte inkuadruar në lojë gjatë pjesës së dytë, teksa asistoi në golin e tretë të shënuar nga Taulant Seferi.