Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Bragas dhe Napolit.
Kapiteni i Kosovës, është larguar nga fusha në minutën e 13-të dhe është zëvendësuar me Ostigard.
Nuk dihet ende nëse është ndonjë lëndim serioz ky i Rrahmanit, mbetet të shihet pas ekzaminimeve mjekësore.