Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes dy automjeteve që ka ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, konkretisht në fshatin Tërpezë e Poshtme.
Kështu tha për Klankosova.tv Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se po ashtu janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.
“Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.